• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Xhonsoni: Është koha që Ukrainës t'i lejohet të anëtarësohet në NATO, pa pritur fundin e luftës

Xhonsoni: Është koha  që Ukrainës t'i lejohet të anëtarësohet në NATO, pa pritur fundin e luftës

 Londër, 19 shtator 2024 (MIA) - Ish-kryeministri britanik, Boris Xhonson, në një shkrim autorial për revistën britanike "Spektator" deklaroi se është koha që të lejohet që Ukraina të anëtarësohet në NATO pa pritur përfundimin e luftës me Rusinë.

 "Ekziston një mënyrë për ta bërë këtë", vëren Xhonsoni në një shkrim autorial për revistën që do të botohet më 21 shtator. "Mundemi ta ftojmë Ukrainën të bashkohet përpara se të përfundojë lufta", tha ish-kryeministri britanik.

 "Kjo është për shkak se mund t'i zgjerojmë garancitë e sigurisë sipas nenit 5 në të gjithë territorin ukrainas që për momentin është nën kontrollin e Ukrainës, në të njëjtën kohë e konfirmojmë të drejtën absolute të ukrainasve për të gjithë territorin e vendit të tyre që nga viti 1991", shpjegoi Xhonsoni.

 "Ne mund të mbronim pjesën më të madhe të Ukrainës duke mbështetur të drejtën e ukrainasve për të marrë kthyer prapa pjesën tjetër (të vendit). Marrëveshja e NATO-s na jep mjaft mundësi për këtë. Shihni nenin 6, i cili thotë se vendet mund të bëhen anëtare edhe nëse garancia e sigurisë nuk vlen për të gjitha territoret e tyre të njohura ndërkombëtarisht", shton ish-kryeministri britanik.

 "Duhet ta bëjmë këtë në muajt e ardhshëm sepse është hapi më i madh që mund të bëjmë për t'i dhënë fund kësaj lufte të neveritshme. Duke përfshirë Ukrainën në NATO, ne do t'i dërgojmë një mesazh vendimtar Kremlinit që rusët me të vërtetë duhet ta dëgjojnë", shkruan Xhonsoni në përfundim të artikullit të tij për "Spektator".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR