• e enjte, 07 nëntor 2024

Xhoana: Rusia nuk ka qëllim apo aftësi ushtarake për të sulmuar ndonjë nga vendet anëtare të NATO-s, por po zhvillon një luftë hibride

Xhoana: Rusia nuk ka qëllim apo aftësi ushtarake për të sulmuar ndonjë nga vendet anëtare të NATO-s, por po zhvillon një luftë hibride

 Bruksel, 10 maj 2024 (MIA) -  Rusia nuk ka për qëllim apo mundësi ushtarake që të sulmojë ndonjë nga vendet-anëtare të Aleancës Veriatlantike (NATO), por po zhvillon një luftë hibride kundër Perëndimit, deklaroi zëvendëssekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mirçea Xhoana.

"Natyrisht, Rusia në këtë moment nuk ka as qëllim dhe as mundësi që të sulmojë ushtarakisht ndonjë vend të NATO-s, por kundër nesh është nisur një luftë e përgjithshme hibride dhe po përballemi me sulme kibernetike, dezinformata, luftë hibride, probleme që lidhen me sabotimin, aktet e dhunës dhe atentate", vlerësoi Xhoana. 

 Ai tha se është mirënjohës që Rumania është anëtare e NATO-s në mes, siç thotë, një krizë dhe transformimesh komplekse teknologjike dhe sociale, raporton Digi FM. Ai theksoi se NATO është në proces të ndryshimeve, veçanërusht kur bëhet fjalë për planet mbrojtëse dhe rritjen e prodhimit ushtarak.

Kremlini tha se Federata Ruse nuk kërcënon askënd, por se nuk do të injorojë veprimet që janë potencialisht të rrezikshme për interesat e saj. Ministria ruse e Punëve të Jashtme tha se Moska mbetet e hapur për dialog me NATO-n në baza të barabarta dhe se Perëndimi duhet të braktisë militarizimin e Evropës. 

 Foto: Arkivi i MIA-s


 

QËNDRONI TË LIDHUR