• e enjte, 18 korrik 2024

Xhoana: Është thelbësore që NATO-ja ta ruajë avantazhin e saj teknologjik

Xhoana: Është thelbësore që NATO-ja ta ruajë avantazhin e saj teknologjik

Vilnius, 11 korrik 2023 (MIA) - Siguria është baza e prosperitetit dhe demokracisë prandaj në kushte kur lufta me intensitet të lartë po kthehet në Evropë, është e nevojshme të investohet më shumë në forcat konvencionale dhe me shumë qëllime, porositi sot nga Vilnius zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana.

Duke folur në Forumin publik të organizuar në margjinat e Samitit dyditësh të NATO-s, i cili filloi sot në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, Xhoana theksoi se është thelbësore që Aleanca ta mbajë avantazhin e saj teknologjik.

Prandaj, sipas tij, NATO-ja dërgon sinjal te qeveritë e vendeve anëtare dhe te sektori privat se është e nevojshme të investohet në inovacione dhe në mjete themelore për ndërmarrjet start-ap.

"Ekosistemi i inovacioneve të NATO-s shkon dorë më dorë me Fondin e ri për inovacione, si fond i parë sovran multinacional për kapitalin e rrezikut", tha Xhoana, duke shtuar se NATO-ja vepron si katalizator për "shfrytëzimin e ekosistemit të inovacionit në të gjithë Aleancën".

Forumi publik në Vilnius mbahet në organizim të NATO-s, Qendrës për Studime të Evropës Lindore,  Fondit Marshall, Konferencës për Siguri të Mynihut dhe Këshillit Atlantik. sa/

Foto: NATO-ja

QËNDRONI TË LIDHUR