• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Xho Bajden dhe bashkëshortja e tij kanë fituar pothuaj 580.000 dollarë në vitin 2022

Xho Bajden dhe bashkëshortja e tij kanë fituar pothuaj 580.000 dollarë në vitin 2022

Uashington, 19 prill 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden dhe bashkëshortja e tij, Xhil e publikuan paraqitjen e tyre tatimore, sipas së cilës të dy kanë fituar pothuaj 580.000 dollarë vitin e kaluar dhe kanë paguar tatim prej 23,8 për qind.

Ata kanë dhuruar rreth 3,5 për qind nga të ardhurat e tyre, respektivisht 20.180 dollarë për 20 organizata humanitare, duke përfshirë edhe një të lidhur me Sindikatën e policëve amerikanë.

Familja Bajden publikoi bruto të ardhura prej 579.514 dollarë për vitin 2022, prej të cilave kanë paguar 137.658 dollarë tatim. Për vitin paraprak, të parin e Bajdenit si president, ata kanë paraqitur të ardhura prej 610.702 dollarë.

Bajdeni si president i shtetit fiton pagë prej 400.000 dollarë. Xhil Bajden fiton 82.335 dollarë në vit si profesoreshë e gjuhës angleze në kolexh shtetëror. Pjesa tjetër nga të ardhurat e tyre, siç tregon paraqitja e tyre e përbashkët tatimore, vjen nga kamatat nga investimet, anuitetet, shpërndarja nga llogaritë për pensionim dhe sigurim social.

Nënpresidnetja Kamalla Haris dhe bashkëshorti i saj Dag Emhof vitin e kaluar kanë paraqitur bruto të ardhura prej 456.918 dollarë, duke paguar 93.570 dollarë tatim. Të ardhurat e tyre përfshijnë pagë prej 219.171, e paguar për Haris nga Senati i SHBA-së, 62.870 dollarë nga librat e saj dhe 169.665 dollarë që i ka fituar Emhof nga Qendra juridike e Universitetit Xhorxhtaun, ku ligjeron. Të dy kanë dhënë rreth pesë për qind nga të ardhurat e tyre (23.000) për qëllime humanitare. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR