• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhihadi islamik: Kërcënimet e Netanjahut nuk do të kenë sukses

Xhihadi islamik: Kërcënimet e Netanjahut nuk do të kenë sukses

Gaza, 31 janar 2024 (MIA) - Abu Hamza, zëdhënësi i brigadave Al Kuds, krahu ushtarak i xhihadit islamik palestinez, i ka përshëndetur "aksionet e rezistencës" kundër agresionit izraelit në Liban, Jemen dhe Irak dhe tha se kërcënimet nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk do të arrijnë sukses.

"I përshëndesim ithtarët e rezistencës sonë, vëllezërit në Hezbollah dhe Jemen dhe rezistenca inkurajuese e Irakut dhe të gjithë ata që e pëcjellin shembullin e tyre. Kërcënimet e Netanjahut për vazhdimin e luftës nuk do të kenë sukses. Të burgosurit cionist nuk do të kthehen nëse lëvizja e rezistencës që ta bëjë këtë", tha Hamza në video fjalim.

Siç transmetoi agjencia jemenase Saba, ai shtoi se grupet militante palestineze "kanë rrëzuar numër të madh të marsheve armiqësore përgjatë Rripit të Gazës" dhe i kanë sulmuar linjat për furnizim të armatës izraelite.

Hamza theksoi se vlerëson durimin e popullit palestinez në Gaza dhe paralajmëroi kundërshtimin ndaj agresionit izraelit në të gjitha drejtimet.

Më herët gjatë ditës së sotme, Brigadat Al-Kuds njoftuan për përplasje të rënda me ushtrinë izraelite në perëndim dhe në jug të qytetit të Gazës. mb/

Foto: MIA



 

QËNDRONI TË LIDHUR