• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Xherusalem post": Konfirmohet vrasja edhe e dy pengjeve izraelite në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Izraeli konfirmoi se në Rripin e Gazës janë vrarë edhe dy pengje të cilët ishin mbajtur nga grupi militant palestinez Hamas. 

Vrasja e Tal Haimit dhe Xhushua Luit Molel të cilët i mbante Hamasi i konfirmuan kibucët e tyre, shkruan gazeta “Xherusalem post”.

Gazeta thekson se Tal Haimi, banor i kibucit Nir Jocak dhe Xhoshua Luito Molel, banor të kibucit Nahal Oz, ishin vrarë gjatë mbajtjes si pengje nga Hamasi në Rripin e Gazës dhe se trupat e tyre ende i mbanë grupi militant palestinez.

Haimi i cili ishte rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit mbi Izraelin jugor më 7 tetor, ishte pjesë e një skuadre të dërguar për të zmbrapsur sulmin e Hamasit derisa mbërritën përforcimet.

Dëshmitë e reja tregojnë se ai u vra në të njëjtën ditë dhe se trupi i tij ishte sjellë në Gazë, shkruan "Xherusalem post". 

Molel, student i bujqësisë nga Tanzania, ka ardhur në Izrael dy javë para sulmit të Hamasit dhe punoi në qumështore në kibucin Nahal Oz. qa/

Foto: MB e Izraelit

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR