• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Xhentiloni: Rënia e SVB-së nuk është një kërcënim i drejtpërdrejtë për bankat evropiane

Xhentiloni: Rënia e SVB-së nuk është një kërcënim i drejtpërdrejtë për bankat evropiane

Bruksel, 13 mars 2023 (MIA) - Kolapsi i bankës amerikane në Luginën e Silikonit - SVB (SVB) nuk paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sektorin bankar evropian, por pasojat e saj indirekte duhet të monitorohen, paralajmëroi sot Komisioneri Evropian për Ekonomi, Paolo Xhentiloni.

“Duhet të monitorojmë pasojat e mundshme indirekte, por në këtë moment mendojmë se nuk paraqesin rrezik të madh”, tha Xhentiloni.

Banka Qendrore Evropiane (BQE) po monitoron me vigjilencë situatën dhe të gjitha bankat evropiane po marrin masat e duhura për të eliminuar rrezikun e një skenari të ngjashëm, theksoi Komisioneri Evropian.

Ndikimi në vlerën e aksioneve të sektorit bankar evropian ishte i pritshëm, por vlerësimi i rrezikut të efektit domino është çështje tjetër, theksoi ai.

“Mendoj se për momentin nuk ka rrezik real për përhapjen e pasojave negative në Evropë”, tha Komisioneri Evropian.

Korporata amerikan e sigurimit të depozitave (FDIC) të premten kumtoi se e ka blerë SVB, e cila është me seli në Luginën e Silikonit. Një bankë e specializuar në financimin e startupeve u rrëzua pasi nuk arriti të rikuperonte paratë e humbura nga portofoli i saj i obligacioneve me një rikapitalizim urgjent.

DPA njoftoi se ministrat e financave nga Eurozona janë mbledhur sot në Bruksel në një takim të rregullt, ku do të analizojnë gjendjen e ekonomisë dhe do të diskutojnë për politikën buxhetore. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR