"Xheneral Motors" largoi nga puna rreth 1.000 punëtorë
- Prodhuesi amerikan i automobilave "Xheneral Motors" sot përmes postës elektronike informoi se përafërsisht për 1.000 punëtorë në të gjithë sektorët, tashmë nuk llogaritë në ta për shkak të riorganizimit dhe dëshirës për t'i ulur shpenzimet, transmeton Si-En-En duke iu referuar një birimi të informuar anonim.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:20, 15 nëntor, 2024
Detroid, 15 nëntor 2024 (MIA) - Prodhuesi amerikan i automobilave "Xheneral Motors" sot përmes postës elektronike informoi se përafërsisht për 1.000 punëtorë në të gjithë sektorët, tashmë nuk llogaritë në ta për shkak të riorganizimit dhe dëshirës për t'i ulur shpenzimet, transmeton Si-En-En duke iu referuar një birimi të informuar anonim.
Disa largime janë pasojë e performancës së dobët, ndërsa disa janë rezultat i ndryshimit të prioriteteve të kompanisë, shtoi burimi.
Zëdhënësi i Xheneral Motors, Kevin Keli, i konfirmoi largimet, por refuzoi ta kumtojë numrin e saktë të njerëzve të cilët mbetën pa punë.
Sipas tij, për të fituar në tregun konkurrues nevojitet optimizim i biznesit, strukturë e rregullt e ekipit dhe fokusim në pripritetet kryesore, kështu që "Xheneral Motors" ishte i detyruar "ta zvogëlojë pak" ekipin e vet.
Kompania në gusht largoi nga puna mbi 1.000 të punësuar nga sektori për softuer dhe shërbime. ab/
Foto: МIА arkivi