• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Xhefri Saks: Shumë politikanë në Evropë dhe Jugosllavi dëshironin fundin e atij shteti

Xhefri Saks: Shumë politikanë në Evropë dhe Jugosllavi dëshironin fundin e atij shteti

Beograd, 22 gusht 2024 (MIA) - Xhefri Saks, ekonomist amerikan, profesor në Universitetin e Kolumbisë i cili ishte këshilltar i kryeministrit në kohën e ish Jugosllavisë, Ante Markoviq në vitin 1990, deklaroi në një intervistë me NIN se ai besonte në shpëtimin e Jugosllavisë, por se "shumë politikanë në Jugosllavi dhe në Evropë dëshironin t'i jepnin fund Jugosllavisë, jo ta shpëtojnë".

"Puna kryesore që rekomandova në vitin 1989 në ish Jugosllavi, Poloni, Bashkimin Sovjetik ndërsa më vonë Rusinë, ishte bashkëpunimi global me rajonin për të dalë nga kaosi. "Ajo që unë këshillova në secilin prej atyre rasteve, duke përfshirë dhe Jugosllavinë, ishte ndihma e jashtme financiare për të stabilizuar financat në një situatë të paqëndrueshme", sqaroi Saks. 

“Kur e propozova këtë për Jugosllavinë, Evropa e refuzoi. Evropa nuk dëshironte që Jugosllavia të mbijetonte. Ata dëshironin ta shihnin të shpërbërë. Besoj se rezultatet ishin përgjithësisht të dëmshme megjithëse, kuptohet, shumë nga vendet pasardhëse janë të lumtura për pavarësinë e tyre", deklaroi Saks. 

Duke kujtuar depresionin e madh nga shekulli i kaluar në botë, ai vlerësoi se "kolapsi ekonomik nuk ka gjasa, por ka të gjasa të rritet dobësia ekonomike".

"Kriza ekonomike nuk është aq aktuale apo e rëndë sa në vitin 2008, përderisa kriza globale gjeopolitike është më e keqja që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Nuk është vetëm lufta në Ukrainë, por edhe lufta në Lindjen e Afërt dhe tensionet në rritje midis SHBA-së dhe Kinës në Azinë Lindore. Edhe pse sot duket e pabesueshme, ajo e ekspozoi të gjithë botën ndaj kërcënimit të luftës bërthamore”, paralajmëroi Saks. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR