• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta, 28 mars 2024 (MIA) - Parlamenti i Indonezisë sot vendosi se ish metropoli i Xhakartës do të mbetet qendër ekonomike e vendit, si pjesë e planit për zhvendosjen e kryeqytetit në ishullin Borneo.

Indonezia planifikon ta zhvendosë kryeqytetin e saj nga Xhakarta e mbushur me njerëz, lartësia mbidetare e së cilës është gjithnjë e më e ulët, në Nusantara, qytet me vlerë prej 32 miliardë dollarë që po ndërtohen në xhunglat e Kalimantanit Lindor të Borneos.

Qyteti është një projekt i madh i presidentit në shkuarje Joko Vidodo, i cili premtoi shpërndarje më të mirë në pasurinë dhe zhvillimin e arkipelagut, jo vetëm në ishullin Java.

Sipas ligjit të ri nga 18 marsi, do të formohet një këshill për "grumbullim" për t'i koordinuar  planet zhvillimore ndërmjet Xhakartës dhe qytetave të saj satelitor.

Ministri i Punëve të Brendshme Tito Karnavijan pas debatit në Parlament tha se Xhakarta ende duhet të zhvillohet më tutje për të garuar me "qytetet tjera nga klasi botëror" pasi selia e Qeverisë do të shpërngulet në Nusantara.

Sipas rregullave të tanishme, Xhakarta do të mbetet kryeqyteti i Indonezisë derisa presidenti nuk jep dekret për emërim zyrtar të Nusantaras për kryeqytet të ri, i cili është planifikuar për këtë vit.

Pritet Qeveria këtë vit të mbajë ceremoninë e Ditës së pavarësisë më 17 gusht në Nusantara, ndërsa deri në fund të këtij viti është planifikuar zhvendosja e mijëra nëpunësve shtetëror.  sa/

foto: Internet

QËNDRONI TË LIDHUR