• e martë, 16 korrik 2024

Xhaferi: Seanca për ndryshimet kushtetuese qëndron e hapur që të jepet hapësirë për vendim në interes të qytetarëve

Xhaferi: Seanca për ndryshimet kushtetuese qëndron e hapur që të jepet hapësirë për vendim në interes të qytetarëve

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Seanca për ndryshimet kushtetuese qëndron e hapur që të krijohet hapësirë për marrjen e vendimit në interes të qytetarëve, tha mbrëmë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas tij, procedurat lejojnë që seanca për votim të ndryshimeve kushtetuese të qëndrojë e hapur derisa nuk sigurohen votat e nevojshme.

"Nuk ka për këtë afat kur duhet të mbyllet. Mund të mbyllet menjëherë, kjo është më e lehta, por çka do të fitojmë me këtë. Kështu japim hapësirë që të gjithë mirë të mendojnë dhe të marrin vendim në interes të qytetarëve, e jo në interes të partisë dhe zgjedheve parlamentare që vijojnë", tha Xhaferi në emisionin debatues "Klik Plus" në TV 21.

Lidhur me vizitën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe mosrealizimin e takimit me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, Xhaferi vlerësoi se "bëhet fjalë për politikat e institucioneve evropiane".

"Kjo është çështje tjetër, kjo është çështje politike e institucioneve evropiane dhe nuk dëshiroj as ta komentoj", tha Xhaferi. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR