• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaçka-Shmid: OSBE-ja sot më shumë se kurrë është e nevojshme në Ukrainë

Xhaçka-Shmid: OSBE-ja sot më shumë se kurrë është e nevojshme në Ukrainë

Tiranë, 24 mars 2023 (MIA) - Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Shmid po viziton sot Tiranën, e cila pas takimit me ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, konfirmoi se agresioni rus ndaj Ukrainës ishte një nga temat kryesore të bisedës së tyre.

Xhaçka tha se ata konfirmuan edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë ndaj agresionit të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës dhe se vendi i saj ishte plotësisht dakord me "qëndrimin e vendosur dhe parimor të Sekretares së Përgjithshme Shmid, në lidhje me këtë agresion"."Ne ndamë një pikëpamje të përbashkët se sot, më shumë se kurrë, OSBE-ja është e nevojshme në Ukrainë. Në këtë kontekst, ne gjithashtu iu bashkuam Programit të Mbështetjes së OSBE-së për Ukrainën, sepse ajo që po ndodh në Ukrainë ka implikime në të tre dimensionet e Organizatës", shtoi Xhaçka, raportoi Top çanell.

Shqipëria, siç e dini, theksoi ajo, luajti një rol të rëndësishëm diplomatik në Këshillin e Sigurimit dhe kudo që kishte zë, për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë.

"Por një nga fushat ku investuam më shumë ishte përgjegjësia dhe drejtësia për krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë", theksoi Xhaçka.

Shmid vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, si dhe rolin e saj si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Ajo shtoi se Shqipëria është një anëtare aktive dhe e besueshme e OSBE-së dhe e vlerësoi lart kryesimin e vendit me këtë organizatë.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen e saj ndaj Shmid për udhëheqjen e saj në këto kohë krize, si dhe kontributin që ajo dhe OSBE-ja kanë dhënë në avancimin e barazisë gjinore dhe agjendës "Gratë, Paqja dhe Siguria". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR