• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Xhaçka: Sulmet e dhunshme dhe të paprovokuara ndaj KFOR-it dhe mediave, të papranueshme

Xhaçka: Sulmet e dhunshme dhe të paprovokuara ndaj KFOR-it dhe mediave, të papranueshme

Tiranë, 29 maj 2023 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe për Evropën e Shqipërisë, Olta Xhaçka reagoi për situatën në veri të Kosovës duke vlerësuar se "sulmet e dhunshme dhe të paprovokuara mbi forcat e KFOR-it dhe mediave janë të papranueshme dhe duhet të ndalojnë menjëhrë".

"Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar të KFOR-it. De-përshkallëzimi tani është vendimtar", qëndron në reagim.

Shefja e diplomacisë shqiptare nënvizon se dialogu i lehtësuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR