• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vullkani Shiveluç tashmë dy ditë po nxjerr hi

Vullkani Shiveluç tashmë dy ditë po nxjerr hi

Moskë, 12 prill 2023 (MIA) - Vullkani Shiveluç në gadishullin rus Kamçatka tashmë dy ditë po nxjerr hi.

Shpërthimi i njërit prej vullkanëve më aktivë në Kamçatka filloi mbrëmë, ndërsa hiri i vullkanit u përhap 500 kilometra në veriperëndim dhe mbuloi disa fshatra.

Qendra hetuese gjeofizike e Akademisë Ruse të Shkencave njoftoi se shpërthimi ka vazhduar edhe sot dhe se vullkani po hedh re nga pluhuri në lartësi deri 10 kilometra. 

Që nga fillimi i shpërthimit, kjo zonë është e mbyllur për fluturime, ndërsa banorët këshillohen që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura. 

Shiveluç ka dy pjesë - Shiveluçi i Vjetër me lartësi prej 3.283 metra dhe më i vogli, shumë aktiv Shiveluçi i Ri. 

Kamçatka gjendet 6.600 kilometra në lindje të Moskës dhe ka 160 vullkane, prej të cilave rreth 30 janë aktivë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR