• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vullkani Shiveluç për të tretën ditë me radhë hedh hi

Vullkani Shiveluç për të tretën ditë me radhë hedh hi

Moskë, 13 prill 2023 (MIA) - Pas një erupsioni treditor, aktiviteti i vullkanit Shiveluç në Kamçatka, është qetësuar pjesërisht, por ende hedh re nga hiri në vlerë deri në gjashtë kilometra, kumtoi sot zyra rajonale e Institutit gjeofizik të Akademisë ruse të shkencave.

"Erupsionet vazhdojnë, por ato janë dukshëm më pak intensive. Duhet të presim ngadalësim shtesë të aktivitetit eruptues, por hedhjet sporadike të reve nga hiri vullkanik në vlerë prej pesë deri në gjashtë kilometra ende mund të paraqiten, paraëajmëron Instituti gjeofizik.

Nga fillimi i erupsionit, zona rreth vullkanit është e mbyllur për fluturime, ndërsa banorëve u këshillohet të qëndrojnë në vende të mbyllura.

Shiveluç ka dy pjesë - Shiveluçi vjetër me lartësi prej 3.283 metra dhe Shiveluçi më i vogël shumë aktiv.

Kamçatka është e lokalizuar 6.000 kilometra nga Moska dhe ka 160 vullkane, ndërsa rreth 30 janë aktive. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR