• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vullkani Ibu në Indonezinë qendrore ka nxjerrë sërish hi në lartësi prej dy kilometrave

Vullkani Ibu në Indonezinë qendrore ka nxjerrë sërish hi në lartësi prej dy kilometrave

Xhakarta, 28 mars (MIA) - Përsëri është regjistruar shpërthim i vullkanit Ibu në provincën e Malukut të Veriut në Indonezinë qendrore, raportojnë mediat indoneziane. 

Vullkani hodhi hi në një lartësi prej rreth dy kilometrash. Shpërthimi i mëparshëm ishte më 26 mars.

Autoritetet lokale ua ndaluan banorëve të rajonit t'i afroheshin kraterit në një distancë prej më pak se dy kilometra dhe u kërkuan njerëzve të mbanin maska ​​​​mbrojtëse për të parandaluar sëmundjet e frymëmarrjes.

Arqipelagu indonezian, i cili është më i madhi në botë, përbëhet nga 18 mijë ishuj. Ndodhet në të ashtuquajturën unaza e zjarrit të Paqësorit, kështu që në rajon është vërejtur një aktivitet i fortë sizmik. Në Indonezi ka më shumë se 500 vullkane, nga të cilët 130 janë aktivë. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR