• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vud: Për SHBA-në dërgimi i trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë është një zhvillim i rrezikshëm dhe brengosës për situatën

Vud: Për SHBA-në dërgimi i trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë është një zhvillim i rrezikshëm dhe brengosës për situatën

Nju-Jork, 22 tetor 2024 (MIA) - Nëse Koreja e Veriut dërgon ushtarë në Ukrainë kjo do të ishte "një zhvillim i rrezikshëm dhe brengosës i ngjarjeve", kumtoi mbrëmë SHBA.

"Aktualisht konsultohemi me aleatët tanë për pasojat e mundshme nga një lëvizje e tillë dramatike", tha zëvendësambasadori i SHBA-së në KB, Robert Vud, para Këshillit pesëmbëdhjetë anëtarësh të Sigurimit.

 Në shkurt të vitit 2022, Rusia e sulmoi Ukrainën. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski akuzoi Phenianin se përgatit 10.000 ushtarë t'i ndihmojnë Rusisë, ndërsa ambasadori ukrainas në KB para Këshillit të Sigurimit tha se trupat e Koresë së Veriut duhet të përgatiten për luftë në Ukrainë deri më 1 nëntor.

Agjencia e Inteligjencës e Koresë së Jugut javën e kaluar publikoi se fqinjët e saj verior tashmë kanë dërguar 1.500 pjesëtarë të forcave speciale në Rusinë lindore ku duhet t'i nënshtrohen proceseve të aklimatizmit dhe përgatitjes ushtarake.

"Nëse është e vërtetë, kjo shënon një zhvillim të rrezikshëm dhe brengosës, si dhe lidhje gjithnjë e më të fuqishme ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë", tha Vud.

Kremlini refuzoi të japë përgjigje direkte në pyetjen nëse Koreja e Veriut dërgon ushtarë për të luftuar në Ukrainë, por zëdhënësi Dmitrij Peskov tha se bashkëpunimi ndërmjet Moskës dhe Phenianit nuk është drejtuar kundër asnjë vendi të tretë.

Ambasadori rus në KB, Vasilij Nebenzija, iu përgjigj vendeve perëndimore se ata ishin shumë të fiksuar pas "frikësimeve të supozuara iraniane, kineze dhe koreane, nga të cilat secila është më absurde se e para". sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR