• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vuçiq-Meloni: Italia kërkon që institucionet evropiane të bëjnë një proces të shpejtë për zgjerimin me garanci se e gjithë Europa do të bashkohet

Vuçiq-Meloni: Italia kërkon që institucionet evropiane të bëjnë një proces të shpejtë për zgjerimin me garanci se e gjithë Europa do të bashkohet

Beograd, 3 dhjetor 2023 (MIA) - Marrëdhëniet ekonomike dhe politike ishin në fokus të bisedimeve të kryeministres italiane, Xhorxha Meloni me presidentin serb, Alekdandar Vuçiq, në takimin e sotëm në Beograd, me theks në proceset integruese evropiane dhe politikën e migrantëve, si dhe fillimi i prodhimit të automjetit elektrik "Panda” e Stellantis në Kragujevac, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni tha se është e rëndësishme për Romën që Ballkani Perëndimor t'i bashkohet familjes evropiane dhe se Serbia ka një rëndësi strategjike për Italinë.

“Prandaj jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi ndër të parët që do të mbështesim procesin e zgjerimit, jo aq zgjerimin sa bashkimin e Evropës, sepse Evropa nuk është një klub ku vendoset se kush duhet të jetë atje. Ajo që duhet të bëjnë institucionet evropiane është një proces serioz dhe i shpejtë për të siguruar që e gjithë Evropa të jetë e bashkuar", tha Meloni.

Ajo theksoi se “për Italinë është e rëndësishme që Evropa Perëndimore të jetë pjesë e familjes së BE-së dhe Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë dhe në Këshillin Evropian, në mënyrë që të përshpejtojë procesin e afrimit me BE-në dhe gjithçka tjetër kërkohet nga Komisioni Evropian."

"E di që Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun për Kosovën. Italia e mbështet atë proces dhe ne po punojmë për të zbatuar të gjitha angazhimet e marra nga palët", tha Meloni.

Vuçiq në konferencën për shtyp tha se Italia objektivisht dhe rrënjësisht po i afrohet zgjidhjes së problemeve në rajon.

"Me Melonin kam biseduar për të gjitha çështjet rajonale dhe rrugën evropiane të Serbisë dhe i jam mirënjohës kryeministres së Italisë për mbështetjen thelbësore dhe këmbëngulëse të Italisë për rrugën evropiane të Serbisë, dhe i jam veçanërisht mirënjohës Melonit që gjithmonë ka dashur të dëgjojë mendimin tonë, të dëgjojë se çfarë ka për të thënë Serbia dhe se nuk ka qasje të njëanshme ndaj problemeve në rajon", tha Vuçiq.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Vuçiq shprehu shpresën se në të ardhmen mund të jetë shumë më i lartë, sidomos kur "Stelantis të fillojë të prodhojë “pandën” elektrike në Kragujevac”.

"Kompania “Stelantis” përveç prodhimit të “pandas”, një automjet i ri elektrik, mund të jetë edhe gjeneratore e investimeve të reja në industrinë e automobilave, tha Vuçiq. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR