• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vuçiqi në takim me Eskobarin dhe Lajçakun: Është koha që Prishtina t'i përmbushë obligimet e saja, para së gjithash ta themelojë Asociacionin

Vuçiqi në takim me Eskobarin dhe Lajçakun: Është koha që Prishtina t'i përmbushë obligimet e saja, para së gjithash ta themelojë Asociacionin

Beograd, 6 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, me çka u ka thënë emisarëve se "beson se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka ndikim më të madh në Prishtinë, ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe i ka nënshkruar më tepër se një dekadë më parë". 

“Serbia që nga dita e parë ka qenë një partnere konstruktive, konsistente dhe e besueshme në të gjitha proceset që çonin në ruajtjen e stabilitetit të të gjithë rajonit. Unë u thash se është koha që Prishtina përfundimisht të përmbushë obligimet e saja dhe mbi të gjitha ta themelojë Asociacionin në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiqi në profilin e tij në Instagram, transmeton Koha.net.

Eskobari e Lajçaku fillimisht kanë nisur vizitën në Kosovë, ku të hënën mbrëma janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Sot ata u takuan në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani, me krerët e partive opozitare të Kosovës, e po ashtu edhe me shoqërinë civile, si dhe me Listën Serbe.

Ata më pas janë nisur për në Beograd, ku janë takuar fillimisht me Vuçiqin. fc

 

QËNDRONI TË LIDHUR