Vuçiqi dhe i dërguari britanik Stjuart Piç biseduan për Kosovën
- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç, janë takuar sot në Beograd, ku kanë biseduar për zhvillimet në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi, njoftojnë mediat e Kosovës.
- Post By Fitore Curri
- 18:32, 24 nëntor, 2023
Prishtinë, 24 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç, janë takuar sot në Beograd, ku kanë biseduar për zhvillimet në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi, njoftojnë mediat e Kosovës.
Siç shkroi Vuçiqi në Profilin e tij në Instagram, kanë biseduar për ngjarjet aktuale në Kosovë dhe rajon.
"E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, politikën e përgjegjshme dhe përmbushjen e marrëveshjes së rënë dakord, para së gjithash, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe", ka shkruar Vuçiqi.
Stjuart Piç do të takohet sot edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. fc/