• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vuçiq: Serbia i din obligimet e veta - Fon der Lajen: Zgjerimi është në krye të agjendës së BE-së

Vuçiq: Serbia i din obligimet e veta - Fon der Lajen: Zgjerimi është në krye të agjendës së BE-së

Beograd, 31 tetor 2023 (MIA) - Ekonomia dhe politika në fokus të takimit të kryetares s[ KE-së, Ursulla fon der Lajen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd. Shefja e KE-së deklaroi se zgjerimi është në krye të agjendës së BE-së dhe dëshiron që Serbia të inkuadrohet, përderisa Vuçiq deklaroi se me përgjegjësi do t'i përkushtohet përmbushjes së obligimeve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Fon der Lajen në konferencën për shtyp vlerësoi se Serbia është një prej vendeve më përparuese në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe po, "dëshirojmë të vazhdoni me hapat, të na afroheni, përfshirë edhe me politikën e jashtme, sepse BE-ja dëshiron të llogarisë në Serbinë si partnere e sigurt evropiane e cila ndan parime dhe vlera të përbashkëta".

Ajo e ceki planin investues për Ballkanin Perëndimor prej 30 miliardë eurove dhe Planin e ri për rritje i cili përfshin pako prej gjashtë miliardë eurove për ekonominë e Ballkanit, i cili do t'i nxitë ekonomitë, do të krijojë vende të punës dhe do t'i mbështetë në rrugën e tyre drejt BE-së dhe se secili vend duhet t'i kryejë "detyrat e veta të shtëpisë" në mënyrë që ta shfrytëzojë atë.

Në pikëpamje të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, që është kusht për Serbinë për anëtarësim në BE, Fon der Lajen theksoi se "sulmet e dhunshme më 24 shtator në Banjskë janë tërësisht të papranueshme.

"Kryesit duhet të nxirren para drejtësisë, me rëndësi është Serbia ta mb[shtesë statutin e Asociacionit të komunave me popullatë serbe, përderisa Kosova duhet ta zbatojë atë statut. Krahas kësaj, Serbia duhet të fillojë t'i zbatojë marrëvehsjet ekzistuese dhe të mos humbë kohë në të", deklaroi ajo.

Ajo në pyetjen e gazetarëve për kërkesën e BE-së për njohje de fakto të Kosovës, u përgjigj se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është njohje de fakto e Kosovës.

Vuçiq, ndërkaq, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje për Serbinë dhe se nuk turpërohet që këtë ta prësërisë para kryetares së Komisionit evropian.

Vuçiq deklaroi edhe se Serbia ka akoma shumë për të bërë në rrugën e saj evropiane, por se dy pengesat më të mëdha për momentin janë çështja për Kosovën dhe moszbatimi i sanksioneve kundër Rusisë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR