• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vuçiq: Në Ohër nuk pritet ditë vendimtare, të gjithë shpresojnë se do të nënshkruaj

Vuçiq: Në Ohër nuk pritet ditë vendimtare, të gjithë shpresojnë se do të nënshkruaj

Beograd, 16 mars 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se në Ohër nuk pritet ditë vendimtare, se nga Brukseli ende nuk ka arritur drafti për atë se çka dëshiron BE-ja, se Serbia do të vazhdojë të punojë me Bashkimin Evropian dhe nuk do të heqë dorë nga "vijat e kuqe". 

Vuçiqi në fjalimin e tij tha se disa media kanë publikuar "planin sekret" për zbatimin e marrëveshjes, por se kjo nuk është e vërtetë, por "listë e dëshirave" të palës shqiptare. 

"Tani problemi nuk është se nënshkruhet, por të gjithë shpresojnë se unë do të nënshkruaj. Nuk do ta besoni pse. Në fakt, askush nuk shpreson, përveç njerëzve të rëndomtë, se nuk do të nënshkruaj, sepse askush nuk shqetësohet për Kosovën dhe Metohinë vetëm shqetësohen që të kenë mundësi publikisht ta qëllojnë presidentin. Ndërsa, ata që e organizojnë protestën shpresojnë se do të nënshkruaj që të mund të ma kërkojnë kokën sikur unë të jemi ai që e bën planin, e jo sepse do të jeni të pakënaqur nëse pranohet plani", tha presidenti i Serbisë.

Sipas tij, "normalizim për mua është se kemi baza më të mira me shqiptarët, se po zgjidhim shumë probleme dhe po bëjmë përpjekje të jetojmë sa më shumë që mundemi bashkë, nëse jo atëherë njëri pranë tjetrit". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR