• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vuçiq në Kishinau në takim me Kovaçevskin dhe liderët nga rajoni bisedoi për temat aktuale

Vuçiq në Kishinau në takim me Kovaçevskin dhe liderët nga rajoni bisedoi për temat aktuale

Beograd, 1 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në Kishinau të Moldavisë, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, është takuar me kryeministrin Dimitar Kovacevski, presidenten greke Katerina Sakelaropulu, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe anëtarin serb të Presidenca së Bosnjës e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Temë e bisedës ishin ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe të rëndë.

"Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është të bëjmë të gjitha përpjekjet së bashku për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se do të mbizotërojë arsyeja, për të mirën e të gjithëve, ka shkruar Vuçiq në Instagramin e tij, "buduqnostsrbijeav". ls/

Foto: Instagram "buduqnostsrbijeav"

 

QËNDRONI TË LIDHUR