• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vuçiq: Edhe krahas garancive, KFOR-i nuk i mbrojti serbët dhe as nuk e pengoi marrjen me dhunë të pushtetit

Vuçiq: Edhe krahas garancive, KFOR-i nuk i mbrojti serbët dhe as nuk e pengoi marrjen me dhunë të pushtetit

Beograd, 29 maj 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sonte se në përplasjet në komunën e Zveçanit janë plagosur 52 serbë dhe 41 pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa për këtë e akuzoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai në fjalimin e tij tha se tre serbë dhe tre pjesëtarë të KFOR-it janë plagosur rëndë, ndërsa katër serbë janë arrestuar dhe se po negociohet për lirimin e tyre.

Vuçiq tha se me muaj Beogradi zyrtar po paralajmëron se Kurti e ka vetëm një dëshirë, ndërsa ajo është, siç tha "të shkaktojë konflikte në Kosovë dhe të çojë drejt derdhjes së gjakut në mbarë rajonin".

"Shumë pak kanë dashur ta dëgjojnë të vërtetën, shumë pak kanë dashur të kuptojnë se çfarë po ndodhë në Kosovë", tha Vuçiqi.

Vuçiqi sonte deklaroi se ushtarët e KFOR-it nuk i kanë mbrojtur serbët në veri të Kosovës dhe nuk e kanë penguar marrjen e paligjshme dhe të dhunshme të pushtetit në komunat me shumicë serbe, edhe pse kanë dhënë garanci se do ta bëjnë këtë gjë.

"Ushtarët e KFOR-it nuk i mbrojtën serbët dhe nuk e parandaluan marrjen e paligjshme dhe të dhunshme të komunave dhe dhunën të cilës iu ekspozuan serbët edhe pse ata vazhdimisht kanë dhënë garanci se do ta bëjnë këtë", tha Vuçiqi gjatë fjalimit të tij për opinionin për situatën në Kosovë.

Vuçiq tha se KFOR-i ka rrethuar me tela me gjemba godinat e pushtetit lokal në katër komuna dhe shtoi se këtë është dashur ta bëjë të premten për të mos lejuar që kryetarët e sapozgjedhur shqiptarë të hyjnë në ato godina.

"Në vend të kësaj, ata i lanë kryetarët e rremë të komunave në ndërtesat komunale për t'i mbrojtur nga serbët, në vend që tA bëjnë të kundërtën. E kundërta e asaj që duhet të kishin bërë do të ishte në përputhje me deklaratat, qoftë edhe deklarative, nga KuintI, BE-ja dhe SHBA-ja, të cilat thonë se kjo është një lëvizje e gabuar dhe e paligjshme e (kryeministrit të Kosovës Albin) Kurti për dërgimin e kryetarëve të sapozgjedhur të komunave në ndërtesat komunale", tha Vuçiq.

QËNDRONI TË LIDHUR