Vuçiq: Druaj se e kaluam Rubikonin, Kurti me çdo çmim dëshiron të shkaktojë luftë
- Ndodhemi në udhëkryq nëse edhe më tej do të kemi paqe apo jo, sepse Kurti me çdo çmim dëshiron të shkaktojë luftë, druaj se e kaluam Rubikonin dhe se vështirë do të kthehemi në realitet, deklaroi sonte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë pjesëmarrjes në ditarin e RTS-së, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:40, 14 qershor, 2023
Beograd, 14 qershor 2023 (MIA) - Ndodhemi në udhëkryq nëse edhe më tej do të kemi paqe apo jo, sepse Kurti me çdo çmim dëshiron të shkaktojë luftë, druaj se e kaluam Rubikonin dhe se vështirë do të kthehemi në realitet, deklaroi sonte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë pjesëmarrjes në ditarin eRTS-së, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të mërkurë, ku 3 policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe, Vuçiç tha se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia, nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.
Sipas tij, policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit, shkruan RTS.
“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, u shpreh ai.
Ndërkaq, Policia e Kosovës tha se në mesditën e 14 qershorit, tre zyrtarët policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. ab/
Foto: ЕPА