• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vuçiq: Bisedë e hapur dhe e drejtë me Eskobarin

Vuçiq: Bisedë e hapur dhe e drejtë me Eskobarin

Beograd, 15 mars 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot deklaroi se ka pasur një bisedë “të hapur dhe të drejtë” me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe se beson në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA.

“Një bisedë e hapur dhe e drejtë me përfaqësuesin amerikan. Besoj në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar Vuçiq në Instagram pas takimit në Beograd me Eskobarin, zëvendësndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së.

Nga kabineti i Vuçiqit pas takimit kumtuan se është diskutuar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve kompromisi dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Vuçiq e "përsëriti qëndrimin e pandryshuar" të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani dhe ruajtjen interesave shtetërore dhe kombëtare. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR