Vuçiq: Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e Danka Iliqit
- - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Danka Iliçit dhe shtoi se kryerësit e kanë pranuar vrasjen, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Fitore Curri
- 11:06, 4 prill, 2024
Beograd, 4 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Danka Iliçit dhe shtoi se kryerësit e kanë pranuar vrasjen, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
"Po shkojmë në vendin ku është hedhur trupi", tha Vuçiqi në mbledhjen e Qeverisë dhe shtoi "me çfarë monstrash kemi punë".
Policia arrestoi dy persona të dyshuar për vrasjen e Danka Iliçit, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë.
"Sa e kuptova, ata e pranuan veprën. Ata shkojnë në vendin ku ishte hedhur trupi i fëmijës", shton Vuçiqi.
Ai e falënderoi policinë për punën dhe përkushtimin e madh.
Dhjetë ditë zgjati hetimi për dyvjeçaren Danka Iliç e cila u zhduk në Fushën Banjsko në Bor. fc/