• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vuçiq: Është e qartë se do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, Brnabiq - dorëheqja ime është në tavolinë, zgjedhjet janë dalje nga kriza

Vuçiq: Është e qartë se do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, Brnabiq - dorëheqja ime është në tavolinë, zgjedhjet janë dalje nga kriza

Beograd, 7 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq, në fjalimin e sontëm para opinionit publik paralajmëruan si një nga mundësitë për të dalë nga kriza, në të cilën ndodhet Serbia dhe kërkesat e protestave se në Serbi së shpejti do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Kryeministrja Brnabiq tha se "ajo është gjithmonë e gatshme të japë dorëheqjen, por kur shoqëria është në krizë e vetmja mënyrë është të flasësh dhe ata nuk duan të flasin, unë jam gati dhe konsideroj që ju e keni dorëheqjen time në tavolinë".

"Besoj se dalja nga kriza janë zgjedhjet parlamentare deri në fund të vitit, ia lë presidentit të Republikës që ta marrë vendimin", tha Brnabiq.

Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se do të "vazhdojë të presë që disa njerëz të flasin me të" duke iu referuar thirrjes së tij për dialog me kërkesat e protestave të Beogradit, megjithëse ai thotë se është e qartë se ata shpresojnë për disa gjëra të tjera që nuk do të ndodhin kurrë, se pushteti do të merret në rrugë.

“Tani është e qartë se do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, pyetja e vetme është se në cilin muaj”, theksoi Vuçiq. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR