• e diel, 06 tetor 2024

Vuçeviq: Situata në veri të Kosovës e rrezikshme, armata serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë

Vuçeviq: Situata në veri të Kosovës e rrezikshme, armata serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë

Beograd, 4 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq deklaroi se situata e sigurisë në veri të Kosovës ende është me rrezikshmëri të lartë për shkak të, siç u shpreh, "vendimeve të njëanshme të administratës në Prishtinë".

"Dhe ta quajmë me emrin e vërtetë - ai është një okupim i administratës shqiptare në prishtinë", deklaroi për gazetën "Politiko" Vuçeviq. Ai tha se Beogradi "qëndron prapa faktit se çdoherë është më mirë të kërkohet zgjidhje përmes mjeteve politike se sa të hyhet në konflikt".

"Do të shohim se si do të reagojë Prishtina ndaj sanksioneve të kumtuara nga Uashingtoni.

Sipas tij, armata serbe mbetet në nivelin më të lartë të gatishmërisë ushtarake dhe "e gatshme ta kryejë çdo urdhër dhe detyrë që e merr nga komandanti suprem dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR