• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vritet zëdhënësi i Hezbollahut gjatë një sulmi izraelit në Bejrut

Vritet zëdhënësi i Hezbollahut gjatë një sulmi izraelit në Bejrut

Bejrut, 17 nëntor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Hezbollahut, Mohamed Afif është vrarë sot gjatë një sulmi izraelit në një zonë me popullsi të dendur të Bejrutit, ka konfirmuar për mediat libaneze një përfaqësues i Lëvizjes pro iraniane.

Sulmi është kryer në lagjen Ras al Naba në pjesën qendrore të kryeqytetit libanez, jo në bastionin e Hezbollahut në periferitë jugore.

Ushtria izraelite nuk lëshoi ​​asnjë paralajmërim për evakuimin përpara këtij sulmi.

Ministria e Shëndetësisë së Libanit bëri të ditur se bilanci fillestar i sulmit është një i vdekur dhe tre të plagosur.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR