• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vritet së paku një polic në protestat e ithtarëve të Imran Kanit në Islamabad

Vritet së paku një polic në protestat e ithtarëve të Imran Kanit në Islamabad

Islamabad, 25 nëntor 2024 (MIA) - Së paku një polic e humbi jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur nga të dy anët kur ithtarët e ish-kryeministrit të burgosur, Imran Kan sot u përleshën me forcat e sigurisë para kryeqytetit pakistanez, Islamabad, kumtuan qeveria dhe partia e Kanit.

Autoritetet vendosën bllokadë sigurie në dy ditët e kaluara në mënyrë që t'i parandalojnë demonstruesit, të cilët Kan i thirri të marshorjnë drejt parlamentit dhe të mbajnë demonstrata për të kërkuar lirimin e tij, përderisa autostradat që çojnë drejt qytetit janë bllokuar.

Qeveria përdori kontejnerë anijeje për bllokim të rrugëve kryesore dhe rrugicave në islamabad, shumica e tyre të prëforcuar me patrulla të një kontigjenti të madh të forcave policore dhe paraushtarake në pajisje për trazira.

Zyrtarët kumtuan se i tërë transporti publik mes qyteteve dhe terminaleve në provincën lindore Penxhab është ndërprerë në mënyrë që të parandalohen demonstruesit, të kryesuar nga anëtarët e partisë së Kanit, Terek-e-Insaf pakistanez (PTI).

"Nuk do të lejojmë ta sulmojnë kryeqytetin", tha ministrja provinciale për informata, Uzma Buhari, duke shtuar se rreth 80 ithtarë të Kanit janë arrestuar.

Kan u hoq nga pushteti në vitin 2022 pasi që erdhi deri te përplasja me ushtrinë pakistaneze dhe po përballet me akuza për korrupsion deri te nxitja e dhunës, që ai dhe partia e tij i mohojnë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR