• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vritet një ushtar rus, ndërsa disa janë plagosur gjatë sulmit turk ndaj kurdëve në Siri

Vritet një ushtar rus, ndërsa disa janë plagosur gjatë sulmit turk ndaj kurdëve në Siri

Bejrut, 12 qershor 2023 (MIA) - Një predhë turke ka goditur mëngjesin e sotëm një automjet në veri të Sirisë, ku ka humbur jetën një ushtar rus, ndërsa ka disa të plagosur, publikuan mediat dhe një vëzhgues ushtarak.

Sulmi i sotëm është pjesë e një konflikti midis luftëtarëve kurdë të mbështetur nga SHBA dhe trupave turke në veri të Sirisë në të cilin ditëve të fundit u vranë disa kurdë.

Armata ruse, qeveria siriane dhe autoritetet turke ende nuk kanë komentuar aksionin gjatë mëngjesit të sotëm.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi sot se si përgjigje e një sulmi me minahedhës ndaj caqeve turke u vranë të paktën 12 anëtarë të dyshuar të grupit të armatosur të kurdëve sirianë, Njësia për mbrojtje të popullit.

Ministria në Tuiter publikoi se anëtarët e grupit mbrëmë e kanë sulmuar zonën e bazës Xhibrin në veri të Sirisë dhe rajonin në Turqinë jugore, por nuk shkaktuan ndonjë dëm.

Armata turke vrau të paktën shtatë ekstremistë të dyshuar në sulmet hakmarrëse dje dhe pesë sot, kumtoi ministria.

Rusia iu bashkua luftës në Siri në vitin 2015, duke filluar sulme ajrore kundër opozitës së armatosur siriane dhe duke ndihmuar forcat qeveritare siriane me qëllim të marrin kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit.

Në konfliktin 12 vjeçar në Siri kanë humbur jetën rreth rreth gjysmë milionë njerëz, ndërsa gjysma e popullsisë në vend prej 23 milionë është zhvendosur gjatë kohës së paraluftës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR