Vritet një izraelit në Bregun Perëndimor, IDF ka filluar ndjekjen pas tyre
- Një izraelit ka humbur jetën pasi është qëlluar në Bregun Perëndimor me çka automjeti i tij është përmbysur, raporton Tajms of Izrael.
- Post By Fami Bajrami
- 13:06, 2 nëntor, 2023
Tel Aviv, 2 nëntor 2023 (MIA) - Një izraelit ka humbur jetën pasi është qëlluar në Bregun Perëndimor me çka automjeti i tij është përmbysur, raporton Tajms of Izrael.
Shërbimi për ndihmë të shpejtë "Magen Dejvid Adom" ka bërë të ditur se kanë konstatuar vdekjen e izraelitit të moshës 30 vjeçare i cili është qëlluar dhe makina e të cilit është përmbysur pranë qytetit Bajt Lid në Bregun Perëndimor.
"Kur arritëm në vendin e ngjarjes, pamë një makinë mënjanë në shkurret pranë rrugës", thotë mjeku i MDA Benci Landsberg.
"Shoferi i makinës, një burrë i moshës 30 vjeçare, ka qenë pa ndjenja, pa puls, nuk merrte frymë dhe me plagë nga armë zjarri. Kemi bërë analizat mjekësore dhe pas një kohe të shkurtër konstatuam vdekjen e tij", deklaroi ai.
Forcat izraelite të mbrojtjes thanë se kishin nisur ndjekjen për autorët e sulmit duke i kualifikuar si terroristë dhe të cilët vendosnin postblloqe në zonë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s