• e premte, 08 nëntor 2024

Vritet ministri ugandez për shkak të vonesës së pagës

Vritet ministri ugandez për shkak të vonesës së pagës

 

Kampala, 2 maj 2023 (MIA) – Ministri i Punës i Ugandës, Çarls Engola, është vrarë sot nga truproja e tij, me shumë gjasa për shkak të mosmarrëveshjeve personale, raportojnë mediat lokale.

Engola ishte një kolonel ushtrie në pension. Sipas televizionit shtetëror të Ugandës, sulmuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, qëlloi ministrin, ndërsa më pas veten.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Engolës në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.

Sipas mediave lokale, mosmarrëveshja ishte për pagat e rojeve të sigurisë.

Dëshmitarët okularë pohojnë se ushtari ka bërtitur se ka kohë që nuk paguhet, edhe pse punonte për ministrin, publikoi portali “Najlpost”. ls/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR