Vritet ish deputetja në parlamentin ukrainas dhe linguiste Irina Farion
- Ish deputetja e parlamentit ukrainas dhe linguiste Irina Farion (60), e njohur për fushatën e saj për të mbrojtur gjuhën ukrainase, u vra mbrëmë dhe policia filloi një ndjekje masive për sulmuesin që e qëlloi atë në rrugë në qytetin perëndimor Lviv.
- Post By Sara Ademi
- 09:38, 20 korrik, 2024
![Vritet ish deputetja në parlamentin ukrainas dhe linguiste Irina Farion](https://new.mia.mk/images/20240720093817_big_730x400_34.webp )
Kiev, 20 korrik 2024 (MIA) - Ish deputetja e parlamentit ukrainas dhe linguiste Irina Farion (60), e njohur për fushatën e saj për të mbrojtur gjuhën ukrainase, u vra mbrëmë dhe policia filloi një ndjekje masive për sulmuesin që e qëlloi atë në rrugë në qytetin perëndimor Lviv.
Guvernatori rajonal i Lviv, Maksim Kozicki, tha për Telegram se Farion vdiq pasi u dërgua në spital.
Ministri i Punëve të Brendshme, Igor Klimenko, ka deklaruar më herët se të shtënat po trajtohen si një atentat. sa/
Foto: Uikipedia