• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajdeni tërhiqet nga gara për president të SHBA-së

Bajdeni tërhiqet nga gara për president të SHBA-së

Uashington, 21 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot bëri të ditur se tërhiqet nga gara për një mandat dytë si president, njofton DPA.

Publikimi në profilin e tij personal “X” erdhi pas presionit të madh të Partisë së demokratëve për të mos e vendosur veten si kandidat zyrtar të partisë.

"Është në interesin më të mirë të partisë sime dhe vendit", tha ai.

Pjesëmarrja në debatin televiziv kundër rivalit të tij Donald Tramp në fund të qershorit, gjatë të cilit 81-vjeçari Bajden disa herë u përpoq të japë përgjigje koherente ose të sfidonte gënjeshtrat nga ana e Trampit, ngriti shqetësime për gjithë vendin nëse ai është ende i aftë mentalisht për detyrën.

Çështja për moshën e Bajdenit që atëherë ka dominuar fushatën zgjedhore në SHBA, la nën hije samitin e NATO-s dhe vazhdimisht është përdorur nga republikani Tramp, (78) si municion kundër rivalit të tij demokrat.

Deri tani, Bajdeni ka insistuar se do të kandidojë si kandidat demokrat në zgjedhjet e 5 nëntorit dhe se është i aftë për postin, në një moment duke thënë se "vetëm i Plotfuqishmi" mund ta bëjë atë që të largohet nga gara.

Në detyrën e tij, Bajdeni madje në mënyrë eksplicite nuk e mbështeti nënspresidenten Kamala Haris të jetë zëvendësues i tij.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR