• e hënë, 08 korrik 2024

Vriten gjashtë persona në një lagje në pjesën lindore të Athinës

Vriten gjashtë persona në një lagje në pjesën lindore të Athinës

Athinë, 11 shtator 2023 (MIA) - Gjashtë persona janë gjetur këtë pasdite me plagë për vdekje nga armë zjarri në lagjen Artemida të Athinës në pjesën lindore të qytetit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga të vrarit, pesë janë qëlluar në një automobil, ndërsa i gjashti është gjetur afër automobilit.

Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, automobili  ka qenë me targa gjermane, ndërsa me siguri bëhet fjalë për qerim hesapesh. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR