Vrasje e pesëfishtë në një shtëpi në Uashington, mes viktimave dhe vrasësi i dyshuar
- Pesë persona humbën jetën gjatë të shtënave në një shtëpi në Uashington në veriperëndim të SHBA-së. Policia konfirmoi se në mesin e viktimave ishte edhe vrasësi i dyshuar, raportojnë mediat lokale.
- Post By Fami Bajrami
- 12:37, 4 dhjetor, 2023
Orçards, 4 dhjetor 2023 (MIA)- Pesë persona humbën jetën gjatë të shtënave në një shtëpi në Uashington në veriperëndim të SHBA-së. Policia konfirmoi se në mesin e viktimave ishte edhe vrasësi i dyshuar, raportojnë mediat lokale.
Stacioni lokal televiziv KGV8-TV raportoi se Zyra e sherifit të Qarkut Klark njoftoi se policët gjetën trupat në një shtëpi në Orçards, Uashington, të dielën pas një raportimi për të shtënat që u ndodhën në orën 13:00.
Sipas Zyrës, anëtari i familjes ka marrë SMS porosi nga personi në shtëpinë ku shkruante se atje ka persona të lënduar, pasiqë e morën atë informacion, policia e kontrolloi shtëpinë me dron dhe pa trupa njerëzish të palëvizshëm.
Për shkak të kërcënimit me armë zjarri ishte aktivizuar ekipi policor rajonal për raste urgjente (SWAT), kurse anëtarët e SWAT hynë në shtëpi me ndihmë urgjente mjekësore, por ishin gjetur vetëm trupat e pajetë të pesë personave, njoftoi policia lokale.
Nga Zyra e sherifit konfirmuan se besojnë se në këtë rast bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje. ss/
Foto: arkivi MIA-s