• e enjte, 26 dhjetor 2024

Votojnë anëtarët e KZ të cilët nisen jashtë vendit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në diasporë

Votojnë anëtarët e KZ të cilët nisen jashtë vendit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në diasporë

Shkup, 20 prill 2024 (MIA) - Votimi për Zgjedhjet presidenciale 2024 fillon me anëtarët e 31 këshillave zgjedhor që do ta zbatojnë votimin jashtë vendit. Ata sot para largimit jashtë vendit, do të votojnë në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ). Bëhet fjalë për 191 persona.

Votim në Zgjedhjet presdienciale 2024, në bazë të 2.571 paraqitjeve të pranuara të shtetasve tanë, duhet të mbahet në Abu Dabi ku janë të paraqitur 26 shtetas tanë për votim, në Beograd - 31, Berlin- 260, Bernë – 186, Bon– 164, Bruksel - 93, Uashington - 34, Venecie – 79, Vjenë – 123, Detroid - 34, Zagreb - 87, Kaberrë - 31, Kopenhagë - 74, Londër - 87, Lubjanë - 332, Munih - 166, Melburn - 64, Nju-Jork - 85, Osllo - 41, Paris - 44, Pragë - 52, Romë - 30, Stokholm - 85,Toronto - 117, Hagë - 65, Çikago - 88, Ankara - 18, Varshavë - 23, Madrid - 18, Pekin - 12 dhe Sofje 22.

Qytetarët tanë të tjerë të cilët jetojnë jashtë vendit të drejtën e vet të votës mund ta realizojnë në vendvotimet në vend.

Krahas diasporës, më 23 prill, e martë, një ditë para votimit për zgjedhjet presidenciale, do të votojnë edhe të sëmurët dhe personat e pamundur dhe të burgosurit.

Votimi për zgjedhjet parlamentare më 8 maj nuk do të mbahet sepse nuk pati numër të mjaftueshëm të paraqiturish të shtetasve tanë.

KSHZ vazhdon me organizimin e zgjedhjeve të dyfishta. po distribuohet materiali jo i besueshëm, përderisa nesër do të fillojë distribuimi i materialit të besueshëm. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR