• e enjte, 26 dhjetor 2024

Volodin: SHBA-ja qëndron prapa arrestimit të themeluesit të Telegramit, Pavel Durov

Volodin: SHBA-ja qëndron prapa arrestimit të themeluesit të Telegramit, Pavel Durov

Moskë, 27 gusht 2024 (MIA) - SHBA-ja qëndron prapa arrestimit në Francë të themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të platformës telekomunikuese Telegram, Pavel Durov, deklaroi sot kryetari i Dumës ruse, Vjaçesllav Volodin.

Durov, i cili ka lindur në Rusi dhe ka shtetësi të dyfishtë, u arrestua në Francë gjatë fundjavës si pjesë e hetimit për krime lidhur me pornografi të fëmijëve, tregti me drogë dhe transaksione ilegale në Telegram.

"SHBA-ja, me ndërmjetësim të Francës, po tenton ta kontrollojë Telegramin", tha Volodin, pa siguruar dëshmi për pohimet e veta.

"Telegrami është një prej platformave të rralla, ndërsa në të njejtën kohë edhe më të mëdha të internetit të cilat nuk janë të kontrolluara nga SHBA-ja ... Në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane, me rëndësi është (presidenti Xho) Bajden të vendosë kontroll ndaj Telegramit", thuhet në kumtesën e Volodin.

Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi arrestimin e Durovit. Presidenti francez, Emanuel Makron tha se arrestimi nuk është i motivuar politikisht.

Kremlini dje kumtoi se akoma nuk është i njoftuar me akuzat zyrtare franceze kundër Durovit.

Aplikacioni për komunikim Telegram me seli në Dubai ka rreth një miliardë shfrytëzues dhe posaçërisht është i popullarizuar në Rusi, Ukrainë dhe ish-republikat sovjetike. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR