• e enjte, 18 korrik 2024

Vollstrit Zhurnall: Presidenti kinez planifikon të takohet me Putinin në Moskë në muajt e ardhshëm

Vollstrit Zhurnall: Presidenti kinez planifikon të takohet me Putinin në Moskë në muajt e ardhshëm

Uashington, 22 shkurt 2023 (MIA) - Lideri kinez Si Xhinping planifikon të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në muajt e ardhshëm, publikoi, Vollstrit Zhurnall, duke cituar burime të njohura me planin.

Takimi i Si me Putinin do të lidhet me përpjekjet për bisedime paqeje në shumë vende dhe Kina do të përsërisë apelin e saj për të mos përdorur armë bërthamore, pretendon Vollstrit Zhurnall.

Përgatitjet për udhëtimin janë në një fazë të hershme dhe koha ende nuk është finalizuar, shkruan gazeta, duke shtuar se Si mund të vizitojë Moskën në prill ose në fillim të majit, kur Rusia feston fitoren e saj mbi Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore.

Diplomati i lartë kinez Vang Ji mbërriti në Moskë dje pasi vendi duket se po rrit përpjekjet e tij diplomatike për të nxitur një zgjidhje paqësore në Ukrainë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR