• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vollstrit zhurnall: Armata izraelite po punon në ndërtimin e një rrugë që do të ndajë Rripin e Gazës

Vollstrit zhurnall: Armata izraelite po punon në ndërtimin e një rrugë që do të ndajë Rripin e Gazës

Uashington, 21 shkurt 2024 (MIA) - Armata izraelite po punon në zgjerimin e një rrugë në Rripin qendror të Gazës për të lehtësuar operacionin ushtarak, publikoi Vollstrit zhurnall, duke cituar përfaqësues ushtarakë, duke shtuar se është një rrugë për të cilën mediat izraelite disa ditë më parë e publikuan se ndan veriun e Rripit nga jugu i saj.

Duke cituar të njëjtat burime, gazeta thekson se rruga në të cilën po punon Izraeli është pjesë e përpjekjeve të tij për të riformuar terrenin e Rripit të Gazës dhe për t'i lejuar ushtrisë izraelite lirinë e lëvizjes dhe forcimin e kontrollit.

Gazeta shpjegon se ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës po bëhet njëkohësisht me vendosjen e një zone tampon kilometërshe brenda Rripit të Gazës, duke theksuar se rruga që po ndërton Izraeli është një brez ushtarak që pengon kthimin e miliona palestinezëve.

Sipas përfaqësuesve ushtarakë të cituar nga gazeta, inxhinierët ushtarakë izraelitë planifikojnë të shkatërrojnë shtëpitë dhe ndërtesat përgjatë asaj rruge në Gazë.

Kanali 14 i Izraelit zbuloi se ushtria ka filluar të asfaltojë një rrugë nga pjesa lindore e Rripit të Gazës në perëndim të saj, në mënyrë që të ndajë pjesën veriore të Rripit të Gazës nga pjesa tjetër e saj, transmeton Al Xhezira. Ky kanal privat, i afërt me krahun e djathtë të Izraelit, raportoi të shtunën mbrëma se rruga ndërprerëse 794 fillon nga lagjja Nahal Oza pranë Rripit të Gazës dhe shkon në perëndim në Rripin pothuajse në Detin Mesdhe, duke ndërprerë komunikimet rrugore në Gazë. ls/

Foto: Arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR