• e enjte, 26 dhjetor 2024

VOA: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është në rend dite të mbledhjes së Komitetit të ministrave të punëve të jashtme

VOA: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është në rend dite të mbledhjes së Komitetit të ministrave të punëve të jashtme

Uashington, 9 maj 2024 (MIA) - Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është në rend dite të mbledhjes së Komitetit të ministrave të jashtëm që mbahet javën e ardhshme, kumtuan për Zërin e Amerikës nga kjo organizatë ndërkombëtare.

“Çështja e Kosovës nuk është në axhendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi se kur mund të jetë”, i tha të mërkurën Zërit të Amerikës, zëdhënësi i kësaj organizate Daniel Holtgen, por pa dhënë më shumë hollësi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha dje se qeveria e tij nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke cilësuar “absurd” një kushtëzim të tillë.

“Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, tha kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë së tij të mërkurën, ndërsa vendi është në pritje të vendimit të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Në takimin e Qeverisë në Prishtinë, Kurti tha se është absurde të kërkohet draft-statuti i AKS-së të dërgohet në Gjykatën kushtetuese në Prishtinë, që sipas qëndrimeve të Gjermanisë dhe Francës në ditët e kaluara, që është kusht për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KE të gjendet në rend dite të Komitetit të ministrave të jashtëm të 46 vendeve anëtare të KE-së nga mesi i këtij muaji.

Megjithatë, Franca dhe Gjermania kërkuan nga Kosova t'i inicojë hapat e domosdoshëm për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe - dhe atë për kohë të shkurtë pasi që APKE-ja e miratoi rekomandimin për pranim të Kosovës për anëtarësim.

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR