• e enjte, 26 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN-i i vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re

VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN-i i vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sot do t'i vazhdojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re. Nga aty e konfirmojnë takimin, por nuk ka informacion zyrtar për çka do të bisedohet sot dhe ku.

Nga VMRO-DPMNE për MIA-n theksojnë se ka bisedime vijuese në nivel të grupeve të punës dhe se do të njoftojnë për çfarëdo lloj marrëveshje eventuale. 

Takimi i parë zyrtar mes përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it u mbajt të shtunën më 14 maj. Atëherë ishte bërë e ditur se bashkëpunimi i tyre do të bazohet në tri shtylla - integrime evropiane, zhvillim i përshpejtuar ekonomik, luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundim të drejtësisë.

Në takimin e së shtunës morën pjesë lideri VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me bashkëpartiakët dhe liderët e partisë nga partitë në Koalicionin VLEN, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Nga koalicioni VLEN pas takimit vlerësuan se bisedimet zhvillohen në drejtim pozitiv dhe të duhur. 

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, Koalicioni Maqedonia e Juaj i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate të deputetëve, 58, pas çka vijojnë Koalicioni Fronti Evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate të deputetëve, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i kryesuar nga LSDM, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E majta nga gjashtë mandate të deputetëve. fc/ 

Fotografia: Arkivi i MIA-s
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR