• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vlerësim i Kanadasë: Izraeli nuk qëndron pas sulmit në spitalin Al Ahli në Gazë

Vlerësim i Kanadasë: Izraeli nuk qëndron pas sulmit në spitalin Al Ahli në Gazë

Otavë, 22 tetor 2023 (MIA) - Ministria kanadeze e Mbrojtjes Nacionale dje njoftoi se Izraeli nuk qëndron pas sulmit të 17 tetorit ndaj spitalit Al Ahli në Gazë.

"Analiza e bërë në mënyrë të pavarur nga komanda kanadeze e inteligjencës tregon shkallë të lartë të sigurisë se Izraeli nuk e ka sulmuar spitalin Al Ahli më 17 tetor 2023", thuhet në kumtesë. 

Sulmi ka më shumë gjasa të jetë shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga Gaza, përfundoi Ministria e Mbrojtjes, në bazë të analizës së burimeve të hapura dhe informacioneve të besueshme. 

Të dhënat e Kanadasë janë të ngjashme me ato të Francës dhe SHBA-së. Kanadaja njoftoi se vlerësimi i saj bazohet në analizën e dëmeve nga shpërthimi në kompleksin spitalor, duke përfshirë edhe ndërtesat fqinje dhe rajonin rreth institucionit mjekësor, si dhe modelin e shtegut të fluturimit të raketës. 

Autoritetet palestineze njoftuan se 471 persona kanë humbur jetën të martën në shpërthimin në spitalin Al Ahli. 

Ministria e Shëndetësisë në Gazë e akuzoi sulmin ajror izraelit, përderisa Izraeli tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga lëshimi jo i sukseshëm i raketës nga ana e palestinezëve. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR