• e enjte, 26 dhjetor 2024

VLEN: BDI po e shfrytëzon Marrëveshjen e Ohrit si mburojë për ish-funksionarët e vet të korruptuar

VLEN: BDI po e shfrytëzon Marrëveshjen e Ohrit si mburojë për ish-funksionarët e vet të korruptuar

Shkup, 10 gusht 2024 (MIA) - Koalicioni VLEN paralajmërimet e BDI-së se do ta shënojë 13 gushtin, ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, si "festë" të tyre partiake, i vlerëson si paralelizëm dhe tentim për ndarje të shqiptarëve.

"Data e nënshkrimit të Marrëveshjes koprnizë shënohet institucionalisht, me program dhe agjendë adekuate", theksojnë nga Koalicioni.

Në kumtesë koalicioni thekson se nëse vazhdon të tregojë mungesë të kapacitetit të brendshëm për reforma programore dhe kadrovike, mundet lirsht të ndryshojë emrin në BJD – “Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim”.

"Kjo parti, çër shkak të qeverisjes 22-vjeçare, nuk mund ta pranojë që shumica e shqiptarëve e dërguan atë në opozitë. Prandaj, me kokëfortësi dhe jashtë çdo logjike, guxon të privatizojë edhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Paralajmërimet se partia e Ahmetit do ta shënojë 13 gushtin si 'festë' të tyre partiake, koalicioni VLEN i vlerëson si paralelizëm të pastër edhe tentimet për ndarje të shqiptarëve, sepse data e nënshkrimit të Marrëvehsjes kornizë shënohet institucionalisht, me program dhe agjendë adekuate", ceket në kumtesën e Koalicionit.

Nga koalicioni VLEN informojnë se menjëherë pasi zyrtarisht iu dërguan ftesat për shënimin e kësaj date historike,  BDI dhe Ali Ahmeti vendosi ta devalvojë festën shtetërore dhe institucionale të ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit me një festë private.

"BDI e përdorë Marrëveshjen e Ohrit si mburojë për ish zyrtarët e saj të korruptuar. Këto synime tinëzare të BDI-së janë lexuar nga qytetarët. Çdoherë kur ata thonë ‘Marrëveshja e Ohrit’ dhe tentojnë të imponojnë tema si ‘legjitimieti’ nënkuptojnë defokusim për t’i shmangur temave për skandale korruptive dhe përgjegjësisë gjatë regjimit 22 vjeçar. Askush nuk ka të drejtë të privatizojë përfitimet për shqiptarët nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Koalicioni VLEN i bën thirrje BDI-së që të mos përdhos 13 gushtin, datën që solli paqen. Është e turpshme dhe poshtëruese për luftëtarët e gjallë e të vdekur të UÇK-së dhe për nënshkruesit Arben Xhaferi e Imer Imeri, që Marrëveshja e Ohrit të privatizohet me marrëveshje kriminale si ajo e SORAVIA-s. VLEN nuk do të lejojë që shqiptarët të mbahen peng për të shpëtuar strukturat kriminale të BDI-së", ceket në kumtesën e koalicionit VLEN. ab/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR