• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vjosa Osmani u bëri thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin masivisht në zgjedhje

Vjosa Osmani u bëri thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin masivisht në zgjedhje

Prishtinë, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bëri thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në jug të Serbisë që masivisht të dalin në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe komunale që po mbahen sot në Serbi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Osmani theksoi se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në zgjedhjet në Serbi do të jetë “përgjigja më e përshtatshme dhe më demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit”.

“Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit e cila para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative. Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd”, ka thënë Osmani, njofton presidenca.

QËNDRONI TË LIDHUR