• e premte, 27 dhjetor 2024

Vjosa Osmani: Dialogu me Serbinë duhet të rishqyrtohet pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë

Vjosa Osmani: Dialogu me Serbinë duhet të rishqyrtohet pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë

Prishtinë, 17 tetor 2023 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Kosova qartë dëshmoi se Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë në veri të Kosovës, ku humbi jetën një pjesëtar i policisë dhe tre nga sulmuesit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Osmani tha se palët nuk mund të sillen si të mos ka ndodhur 24 shtatori dhe se procesi i dialogut duhet të rishqyrtohet.

Në fjalimin e sotëm para mediave, presidentja e Kosovës tha se ka katër elemente kryesore që e lidhin Serbinë me këtë sulm.

"I pari ka të bëjë me financimin e këtyre strukturave që tashmë ka dëshmi. I dyti ka të bëjë me armët që janë prodhuar në industrinë ushtarake të Serbisë dhe janë dhënë nga shteti serb për terroristët që kanë kryer sulmin, i treti ka të bëjë me trajnimet që tashmë as shteti serb nuk i mohon që i ka bërë për këto grupe terroriste dhe i katërti ka të bëjë me involvimet dhe lidhjet politike të vet shtetit serb me terroristët. Nuk ka më ndonjë dyshim, unë e kuptoj që shtetet anëtare të BE-së, mund t’i kenë procedurat e tyre për konfirmim të informacioneve, megjithatë presim që sapo të përfundojnë ato procedura të ndërmerren masa konkrete", tha Osmani.

Ajo vlerëson se ekzistpon mundësia për vendosjen e masave nga ana e bashkësisë ndërkombëtare kundër Serbisë.

"Një numër i caktuar i vendeve-anëtare (BE) dhanë sinjale pozitive se mendojnë për një gjë të tillë. Me të gjitha këto argumente, do të ishte e dëmshme për paqen dhe dialogun nëse ndërmerren masa kundër Serbisë", deklaroi Osmani. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR