• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Vjasna": Qindra të burgosur politikë në Bjellorusi janë në gjendje shumë të keqe shëndetësore

Minsk, 23 prill 2024 (MIA) - Qindra të burgosur politikë në Bjellorusi, të arrestuar gjatë konfrontimit të ashpër mes pushtetit dhe opozitës në vitet e fundit, kanë probleme shumë të rënda serioze dhe ndoshta janë në prag të vdekjes, njoftoi "Vjasna", organizata bjelloruse e të drejtave të njeriut.

"Vjasna", themeluesi i së cilës është nobelisti, Ales Bijalijacki, gjithashtu, ndodhet pas hekurave, identifikuan 93 të burgosur, gjendja shëndetësore e të cilëve është veçanërisht shqetësuese, për shkak të problemeve me kancerin,  zemrën, dhe gjendjeve të tjera - të neglizhuara ose të trajtuara keq në kushtet e burgut.

 "Në robëri çdo sëmundje përparon më shpejt, e kombinuar me mungesën e kujdesit shëndetësor cilësor", deklaroi përfaqësuesi i“Vjasnas”, Pavel Sapelka dhe shtoi: “Kjo ndikohet nga kushtet e burgut: mungesa e ajrit të pastër, kequshqyerja, presioni i vazhdueshëm psikologjik dhe stresi”.

Bjellorusia filloi një goditje brutale ndaj opozitës pas protestave masive në të gjithë vendin në gjysmën e dytë të vitit 2020, kur fitorja e gjashtë radhazi e presidentit autoritar Aleksandër Lukashenko u sfidua në zgjedhje.

Aktivistët e të drejtave të njeriut besojnë se rreth 35.000 persona ishin arrestuar gjatë shtypjes së atyre demonstratave, shumë prej të cilëve janë rrahur nga policia.

Të gjithë opozitarët e rëndësishëm janë ose në burg ose në ekzil.

"Vjasna" vlerëson se ka më shumë se 1.400 të burgosur politikë pas hekurave në Bjellorusi. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR