• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vizitë pune e delegacionit parlamentar në PABSEK në Stamboll

Vizitë pune e delegacionit parlamentar në PABSEK në Stamboll

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në PABSEK, i përbërë nga Lidija Tasevska dhe Vjollca Ademi, mori pjesë në punën e Grupit të Punës, Komisionit për Çështje Politike dhe Komisionit për Teknologji, që u mbajt sot në Stamboll. 

Siç bëri të ditur pres shërbimi kuvendor, Lidija Tasevska, si shefe e Delegacionit, mori pjesë në Grupin e Punës, në rendin e ditës së të cilit ishin Propozim-amandamentet e Rregullores së punës, si dhe Rregullativa e shërbimit të PABSEK-ut. 

Tasevska mori pjesë edhe në mbledhjen e Komisionit për Çështje Juridike dhe Politike, ku u diskutua për Propozim-raportin “30 vjet PABSEK – fuqizimi i bashkëpunimit në rajonin e Detit të Zi”. 

Gjatë diskutimit, Tasevska theksoi se si anëtarja më e re, Maqedonia e Veriut është e gatshme të marrë pjesë aktive në iniciativat e ndryshme për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Delegacioni ynë, vazhdoi Tasevska, është për dialog dhe gjetjen e bazës së përbashkët për çështjet me rëndësi rajonale. 

Anëtarët e Komisionit rizgjodhën në krye të Komisionit, Roberta Alma Anastase anëtare të Komisionit.

Vjollca Ademi mori pjesë në punën e Komisionit për Çështje Teknologjike dhe Ekologjike, në të cilin, ndër të tjera, u diskutua edhe për Propozim-raportin “Strategjitë nacionale në fushën e inteligjencës artificiale në vendet e BSEK-ut”. 

Në fjalën e saj, Vjollca Ademi tha se në dy dekadat e fundit, vendi ynë ka bërë përpjekje serioze për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Ajo nënvizoi se Maqedonia e Veriut ka njohur potencialin e rëndësishëm të inteligjencës artificiale në transformimin e sektorëve të ndryshëm, si shëndetësia, financat dhe arsimi. Me ndihmën e investimeve të Qeverisë sonë janë themeluar disa qendra dhe institucione kërkimore për avancimin e kësaj fushe, përfundoi Ademi 

 Foto: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR